Rama sot nis operacioni për ujin, në 2018-n fillon ‘faza e forcës’ ku pritet të ketë procedime

Pritet që sot në orën 11:00 kryeministri Rama të prezantojë operacionin kundër vjedhjes së ujit. Ky operacion do të jetë me dy faza, sipas Report TV. Në fazën e parë do i lihet në dorë vetë qytetarit të shkojë të paguaj faturat dhe të lidhë një kontratë të rregullt për konsumimin e ujit.

Ndërsa në fazën e dytë, fazë e cila pritet të fillojmë vitin e ardhshëm, do të veprohet ashtu si me energjinë elektrike. Në këtë fazë do të bëhet verifikimi në çdo banesë apo objekt për të kontrolluar lidhjet e paligjshme dhe më pas do të procedohen personat përgjegjës.

Të parët që do t’i kapë ky operacion janë institucionet dhe nëpunësit publike, të ndjekur më pas nga bizneset, e së fundmi nga konsumatorët familjarë. Kështu, me shumë gjasa edhe ky operacion kundër lidhjeve të paligjshme të ujit, pritet t’i ngjajë atij të energjisë elektrike, ku përpos pagimit të faturave, u bë procedimi, si dhe burgosja e shumë personave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne