Shqiperia

Rama sulmon Berishën: Furnizove me naftë kasapin e Beogradit

Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Përmes një postimi në Twitter, Rama renditi disa akuza ndaj Berishës lidhur me Kosovën.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”- shkruan Rama në Twitter.

 

 

 

 

 

OPINIONE

INTERVISTA