Rajoni Shqiperia

Rama “thikë pas shpine” Erdoganit: Turqia s’na imponohet, në sondazhe jemi europianistë

Gjatë vizitës në Itali kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane La Republika. Në thelb asgjë për t’u veçuar.

Përtej kortezive që promovojnë një miqësi preferenciale mes qeverive shqiptare dhe atyre italiane, kryeministri i Shqipërisë ka folur për sinergjitë në rajon që lidhen me rolin e Turqisë dhe Rusisë. Zoti Rama ka bërë një dallim mes dy vendeve, teksa ka shmangur faktin që Tirana dhe Ankaraja kanë një partneritet strategjik, të paktën siç është deklaruar publikisht, ndonëse në terma ekonomikë lidhja Vuçiç-Erdogan duket shumë herë më e fortë, sidomos pas vizitës së fundit të presidentit turk në Beograd. Kryeministri Rama bën këtë dallim në nivel perceptimi:

Ka një dallim të rëndësishëm, në perceptimin tonë, mes Turqisë dhe Rusisë. Ne shqiptarët e shohim Turqinë si një shtet të rajonit, që po përpiqet të luajë rolin e tij, pa u munduar t’u imponojë asgjë vendeve të Ballkanit. Është një vend i lidhur me perspektivën euroatlantike. Rusia ka lidhje me Serbinë, me botën sllave, por e përdor këtë lidhje sikur të ishte një gur shahu në fushën e interesave të saj gjeostrategjikë; luan në Ballkan për të garantuar diçka tjetër, në nivel global, në marrëdhëniet me Europën dhe Shtetet e Bashkuara

Nga ana tjetër kryeministri thotë se prirja e popullit shqiptar është europianiste, e bazuar kjo në sondazhe.

Të gjitha sondazhet vazhdojnë të konfirmojnë se populli shqiptar është më europianisti mes popujve europianë. Ne shqiptarët i kemi ende të freskëta kujtimet e luftërave, luftërave të Ballkanit që kanë përfunduar para pak vitesh

Rama është pyetur dhe për drogën ku thotë se me ndihmën e qeverisë italiane, të Guardia di Finanza, janë kontrolluar javë pas jave situata në Lazarat dhe zonat ku vepronin organizatat kriminale, të cilat sipas tij janë shkatërruar, gjë që ai pret ta konfirmojë edhe raporti i fundit të Guardia di Finanza./ respublika

http://www.repubblica.it/esteri/2017/10/12/news/intervista_edi_rama_prem…

OPINIONE