Rama thotë se do të arrijë qiellin: Situata politike është e nëntokës!

Rama do te arrije lartesira duke shtyper ata qe jane poshte tij.
Politikën e ditës, Edi Rama ia la nëntokës sot. Veten e çoi lart, në hapësirat qiellore, i frymëzuar edhe nga biseda që pati me përfaqësuesin e Turkish Airlines. Këtë përgjigje dha kur gazetarët kërkuan ta pyesin për politikë.

“Në këtë konferencë po flasim për qiellin që duam të arrijmë e nuk të zbresim nën tokë e të merremi me problemet e nëntokës”

Në qëllimin që i ka vënë vetes për të arritur qiellin, nuk është i pari. Dikur Fatos Nano kryeministër, vetëquhej një “zog i vetmuar, që çmonte më shumë, ajrin e lirë dhe hapësirën e pafund”.

Por ndryshe nga Nano, sado lart të fluturojë Edi Rama, ai mbetet një protagonist i “nëntokës”. Ka nisur organizimin e të parit proces zgjedhor pa opozitë, që pas shpalljes së pluralizmit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne