Rama vazhdon me koken e tij refuzon “prerë” Varhelyin: Nuk presim asnjë sekondë “Venecian”, Kodi Zgjedhor do të miratohet!

Kryeministri Edi Rama, ka refuzuar prerë këshillën e Komisionerit për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, që Kuvendi të presë opinionin e Komisionit të Venecias, përpara se të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Rama tha se mazhoranca nuk do të presë “asnjë sekondë” dhe se do të miratojë Kodin Zgjedhor në Kuvend.

“E kam sqaruar komisionerin edhe në bisedë qe kemi patur, që parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë, për arsye se ne kemi zgjedhjet në 25 prill dhe nuk mund të hyjmë në një spirale të një aventure ku na thërret Ilir Meta”. tha Rama.

Kryeministri u shpreh se çdo opinion i Komisionit të Venecias, do të merret parasysh për zgjedhjet që do të mbajë Shqipëria pas atyre të 25 prillit.

“Komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinion e vet dhe do të mbetet për t’u adresuar për përtej 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk mund ta hyjmë në asnjë aventurë. Strukturat kanë nisur punën dhe kanë nëvojë të kenë të shkruar ligjin zgjedhor”, tha Rama.

Kujtojmë se Presidenti Meta, ka dërguar pranë Komisionit të Venecias çështjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të marrë një opinion, në mënyrë që këto ndryshime të njëanshme dhe pa konsensus politik, për rregullat e lojës në zgjedhjet e ardhshme, të mos miratohen dhe mazhoranca të reflektojë. Por, qëndrimi i kryeministrit Rama, është që Kodi Zgjedhor të miratohet pa vonesë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e opozitës./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne