Shqiperia

Ramën e krahasojnë me Enverin: Je i madh, je burrë shteti, të njeh globi, gjithë mileti

Në Tepelenë Edi Ramën e krahasojnë me Enver Hoxhën. Të paktën këngëtari që hapi tubimin për fushatë, Golik Ali Jaupi deklaroi se dje ishte ngritur nga spitali dhe kishte ardhur të këndonte për Ramën, të cilin e quajti komandant, njësoj si bëri në vitin 1983, kur u ngrit nga spitali ku ishte operuar për të kënduar për Enver Hoxhën.

Përshëndetje populli i Tepelenës, përshëndetje kryeministri jonë i shquar, i gjithë Shqipërisë dhe miku i Tepelenës, Edi Rama. Përshëndetje kolosi jonë gjigandi Termet Peçi”, kështu e ka nisur fjalën e tij Goliku e më pas ka treguar atë që e ka quajtur sekret para udhëheqësve, siç iu referua ai Edi Ramës e Tërmet Peçit që i ishin ulur përballë.

Po ju tregoj një sekret popullit tim dhe udhëheqësve. Në 83 i operuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ngrihem i operuar dhe shkova në Gjirokastër në festival me gjysmë trupit, këndova para komandantit të asaj kohe, sot nga Gjirokastra vij nga spitali për disa probleme, nuk ka rëndësi, dhe ngrihem nga spitali atje dhe vij për këtë komandant këtu” – u shpreh Goliku i cili mori duartrokitje nga turma prezente.

OPINIONE