Ramos desh i theu krahun, Salah e ironizon: “Ai që të bën të qash, tani të bën të qeshësh”

Mohamed Salah është në luftë me kohën për të luajtur në finalet e Botërorit që nis të enjten e ardhshme. Sulmuesi i Egjiptit është duke u riaftësuar nga dëmtimi i pësuar në finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool më 26 Maj në Kiev.

Dy javë pas kësaj sfide, Salah komentoi për gazetën “Marca” fjalët e Sergio Ramos pas përplasjes mes tyre në fushën e lojës, që më pas u shoqërua me shumë polemika. Mbrojtësi i Real Madrid tha se ishte një ndërhyrje normale dhe se krahu që kapi nuk ishte ai që u dëmtua.

“Argëtuese. E bukur kur ai që të bën të qash, më pas të bën të qeshësh. Ndoshta mund të më thotë nëse do të luaj në Botëror ose jo”,ishte përgjigjia me sarkazëm e Salah.

Ai foli edhe për gjendjen e tij aktuale.

“Jam mirë për momentin. Uroj të luaj ndeshjen e parë me Uruguajin, por do të varet se si do të jem para këtij takimi”, tha futbollisti egjiptian që kualifikoi në finalet e Kupës së Botës vendin e tij pas 28 vitesh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne