Raport qeveritar i SHBA-ve: Fëmijët e ndarë migrantë vuajnë nga trauma

Fëmijët migrantë të cilët janë ndarë nga prindërit e tyre në kufirin SHBA-Meksikë nga administrata e Trumpit pësuan rritje të stresit dhe traumës post-traumatike, tha të mërkurën një raport qeveritar mbikëqyrës.

Fëmijët e ndarë kanë shfaqur më shumë frikë, ndjenjë braktisjeje dhe stres post-traumatik sesa fëmijët që nuk ishin të ndarë, thuhet në raportin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Fëmijët “përjetuan ndjenja të ankthit dhe humbjes si rezultat i ndarjes së tyre të papritur nga prindërit e tyre pas mbërritjes së tyre”, thuhet në raport.

Ky është studimi i parë i këtij lloji që zbulon se si ndarja e familjes nën politikën “zero tolerancë” të administratës së Trumpit ka ndikuar në shëndetin mendor të fëmijëve.

Fëmijët që besuan se prindërit e tyre i braktisën ata ishin të zemëruar dhe të hutuar.

“Fëmijët e tjerë shprehën ndjenja frike ose faji dhe u shqetësuan për mirëqenien e prindërve të tyre”, thuhet në raport.

Një drejtor mjekësor tha se simptomat fizike që fëmijët e ndarë i ndjejnë janë shfaqje e dhimbjes së tyre psikologjike dhe ata kanë bërë deklarata të tilla si: “Gjoksi im dhemb”, ” Çdo rrahje zemre dhemb ” ose “Nuk mund ta ndiej zemrën time”.

Raporti mbështetet në diskutime me rreth 100 klinentë të shëndetit mendor që kishin ndërveprim të rregullt me fëmijë dhe koordinatorë mjekësorë në 45 institucione gjatë gushtit dhe shtatorit të vitit 2018.

Objektet operohen nga Zyra për Rivendosjen e Refugjatëve (ORR), një divizion i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne