Raporti amerikan qe konfirmon se drejtësinë e ka në dorë Kryeministri

Që reforma në drejtësi u bë për të vënë qeverinë mbi drejtësinë, e kam stër-thënë e stër-denoncuar!

E kam bërë pa asnjë kompleks! As ndaj mega-ambasadorëve që e mbështetën këtë poshtërsi!

Ne kishim dhe kemi nevojë për një reformë reale të sistemit të drejtësisë, por jo për këtë që u bë! Kjo ishte dhe mbetet e pisët dhe e rrezikshme për demokracinë!

Sot, me vjen mirë që nuk jam vetëm! Por për fat të keq është pak vonë!

Dëmi që është bërë është shumë i rëndë! Qeveria po ndjek kursin e “Drejtësisë Popullore”, që shpiku komunizmi për të dënuar njerëz pa ligj.

Të paktën tashmë nuk ka peshk (i madh apo i vogël qoftë) që nuk e di se Drejtësinë e ka në dorë Kryeministri!

Sidoqoftë, duhet falenderuar ai raport që vjen nga Amerika.

Njëjohësisht duhet të ndalim disi katrahurën e drejtësisë politike, për të vendosur drejtësinë e ligjit!

Duhet ta bëjmë vetë këtë gjë , jo me klientë ndërkombëtarë!

Ylli Manjani

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne