Bota

Raporti i fundit mbi vrasjet e regjimit saudit në Jemen

Në raportin e fundit lidhur me iniciativat pushtuese në Jemen nga koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite, u raportua se 3 milion jemenas kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe 14 mijë të tjerë kanë humbur jetën.

Sipas hulumtimeve të fundit të bëra në Jemen, u raportua se pas pushtimit të Arabisë Saudite, 3 milion jemenas janë detyruar të largohen nga vendi dhe 14 mijë jemenas kanë humbur jetën, duke përfshirë 6 mijë gra dhe fëmijë.

Në të njëjtën kohë, u vu në dukje se në pushtimin e regjimit saudit, u lënduan 23 mijë jemenas, 500 prej të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Një shifër tjetër në këtë raport të përgatitur për Jemenin, tregon se sa regjimi saudit i kushton rëndësi vlerave të shenjta. Aty raportohet se regjimi saudit ka shkatërruar 900 xhami dhe vende adhurimi në Jemen.

Sipas shifrave të fundit, Jemeni është në prag të një katastrofe të madhe njerëzore. Nga frika e humbjes së interesave të saj në rajon dhe në botë, bashkësia ndërkombëtare po hesht ndaj këtij gjenocidi dhe po mbështetë forcat pushtuese të Arabisë Saudite dhe koalicionet e saj në pushtimin e qytetit Al-Hudaydah.

Burimi : T.News Agency / ML