Raporti i INSTAT: Shqipëria më e egër, rriten krimet kundër jetës

Numri i “veprave penale kundër personit” që përbëjnë një nga grupet e krimeve më të rrezikshme, është rritur gjatë tremujorit të parë të këtij muaji në krahasim me të njëjtën periudhë të 1 viti më parë, sipas INSTAT.

“Vepra penale kundër personit” ose krimet kundër jetës, ku përfshihet vrasjet, plagosjet, torturat, kanosjet, gjatë tremujorit të parë 2017, janë rritur me 6 % në krahasim me tremujorin e parë 2016, sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave. Në shifra konkrete, gjatë 3-muajve të parë të këtij viti, janë kryer 1.522 vepra penale kundër personit.

Numri i autorëve të krimeve kundër personit, në tremujorin e parë të 2017-ës është 1.846, dhe përbën 23,6 % të totalit. Gjatë tremujorit të parë 2017, numri i autorëve të kësaj vepre penale ka shënuar rritje me 6,8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në total, në tremujorin e parë 2017 janë kryer 7.495 vepra penale, rreth 3,5 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Gjatë tremujorit të parë 2017, janë regjistruar 7.829 autorë të veprave penale të cilët janë 4,8 % më pak krahasuar me tremujorin e parë 2016.

Ndaj totalit të veprave penale, pjesën më të madhe e zënë “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, me 39,4 %, “Krimet kundër autoritetit të shtetit” me 35,8 % dhe “Krimet kundër personit” me 20,3 %.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne