Raporti i KE për negociatat/ Ironia e Vasilit: Faleminderit për rekomandimin e katërt, po nëntë kushtet u përmbushën?

Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin për Shqipërinë, ku vlerëson proçesin e reformave dhe përsërit qëndrimin për çeljen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar nënkryetari i LSI Petrit Vasili. Me anë të një statusi në “Facebook”, Vasili thotë me ironi se kjo është hera e katërt që KE rekomandon hapjen e negociatave, kurse shton se nuk dihet ende nëse janë përmbushur nëntë kushtet.

Postimi i nënkryetarit të LSI Petrit Vasili:

Faleminderit per rekomandimin katert te KE.

Po nente kushtet u permbushen?

Po Bundestagu cfare mendon?

Po Gjykata e kushtetuese dhe e Larte u ngriten?

Po populli shqiptar si mendon?/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne