Raporti i KLSH/ Abuzime me fondet e buxhetit, 720.5 mln euro dëme në 2014-2016

Vetëm në dy vite buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 720.5 milionë euro.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer auditime për periudhën 2014 -2016 ku konstatohet se shitja dhe blerja e pasurive shtetërore kanë pasur edhe abuzimet më të mëdha me fondet e ndjekur nga doganat dhe tatimet.

720.5 milion euro dëme janë konstatuar në buxhetin e shtetit për periudhën 2014-2016.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka realizuar auditimet për këtë hark kohor  gjatë periudhës janar-shtator 2017.

Për këtë periudhë, KLSH ka depozituar në organet e Prokurorisë 29 kallëzime penale, nga të cilat 10 dosje për vlerësim.

Numri i personave të kallëzuar penalisht në këto kallëzime penale arrin në 83.

Nëse do të analizojmë dëmin sipas sektorëve, vërejmë se niveli më i lartë i dëmit për këtë periudhë është ai i shkaktuar në administrimin e pronës shtetërore në vlerën 2.7 milion lekë ose 30% të vlerës totale të dëmit të zbuluar dhe në riblerjen e pasurisë shtetërore.

Më pas renditen dëmi i konstatuar në realizimin e të ardhurave në dogana e tatime dhe në fushën e prokurimeve, sektor që mbetet me një risk të lartë për sa kohë shkeljet nuk lidhen vetëm me dëmin e zbuluar por edhe me mungesën e efektivitetit të një sistemi të plotë që siguron prokurimin e mallrave/punimeve/shërbimeve./Boldnews/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne