Raporti i Sigurisë së Mynihut 2019: Dyfishohen shitjet e armëve në Lindjen e Mesme

Raporti i Sigurisë së Mynihut për vitin 2019 u publikua të hënën, vetëm pak ditë përpara Konferencës së Sigurisë së Mynihut që do të mbahet nga data 15 deri më 17 shkurt me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive dhe ministrave të mbrojtjes së 80 shteteve.

Duke rikujtuar se në Lindjen e Mesme gjendet 7 nga 10 vendet që importojnë më shumë armë në shkallë botërore në raport me të ardhurat kombëtare, raporti në fjalë thekson se në krahasim me 5 vitet e mëparshme, importet e armëve të shteteve të Lindjes së Mesme janë dyfishuar gjatë periudhës 2013-2017.

Ky raport bën me dije gjithashtu se 53 për qind e importeve të armë të vendeve të Lindjes së Mesme gjatë viteve 2014-2018 janë realizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 11 për qind nga Franca, 10 për qindra nga Mbretëria e Bashkuar dhe 2 për qind nga Turqia.

Sipas Raportit të Sigurisë së Mynihut për vitin 2019, pas vendimit të Presidentit Donald Trump të SHBA-së për t’u tërhequr ushtarakisht nga Siria; Turqia, Rusia dhe Irani do të luajnë një rol përcaktues në të ardhmen e Sirisë, kurse Bashkimi Evropian do të jetë plotësisht jashtë lojës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne