Raporti: Izraeli ka vjedhur dhjetëra dokumente konfidenciale të al-Aksas gjatë trazirave

Izraeli ka vjedhur dhjetëra dokumente konfidenciale që i përkasin Vakëfit Islamik të Jeruzalemit al-Kuds, sipas Agjensisë së lajmeve Hawzah.

Kreu i Qendrës Ndërkombëtare të Kudsit, Hassan Khater, tha të hënën se kjo kishte ndodhur pas një përplasjeje me armë më 14 korrik pranë kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, e cila la dy ushtarë izraelitë dhe tre palestinezë të vdekur.

Pas ngjarjes, Izraeli e mbylli tërësisht kompleksin, ngriti detektorë metalikë në hyrje dhe instaloi kamera sigurie. Ky veprim nxiti palestinezët të protestonin kundër agresionit të regjimit izraelit, duke çuar në tërheqjen e forcave izraelite nga vendi.

Dokumentet e vjedhura përfshijnë dokumente që dëshmojnë pronësinë e organizatës për një numër të madh pronash të paluajtshme, si dhe dosje konfidenciale që mbajnë informacion mbi xhaminë dhe gjykatat fetare, tha Khater.

“Letrat paraqesin të dhëna për rreth 90 për qind të pronave që shtrihen në qytetin e vjetër të Kudsit, aty ku gjendet kompleksi, që mund t’i mundësojë Tel Avivit të konfiskojë pronat përmes keqpërdorimit”, vuri në dukje ai.

Gjatë përplasjes së fundit, trupat izraelite dëbuan personelin e organizatës, që organizata i kishte vendosur atje për të kryer detyra administrative.

Sipas të dhënave të fundit, 15 palestinezë janë vrarë dhe rreth 1,400 të tjerë kanë pësuar lëndime në përleshjet e fundit. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne