“Raportimet për ekzekutimin e predikuesve të burgosur saudit janë tronditëse”

Djali i predikuesit të burgosur saudit Salman al-Awda ka përshkruar raportet për ekzekutimin e babait të tij nga autoritetet saudite si “tronditëse”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne marrim lajme dhe fjalë për ekzekutimin e sheikëve të Arabisë Saudite, përfshirë këtu edhe babanë tim”, shkroi Abdullah al-Awda në Twitter.

Ai tha se prokurorët sauditë po kërkojnë dënim me vdekje për babain e tij dhe dy predikues të tjerë.

Të mëkurën, Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Musliman i bazuar në Doha bëri thirrje për lirimin e atyre që ajo i përshkroi si të “burgosur të ndërgjegjes” në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Thirrja erdhi mes raportimeve se autoritetet saudite do të ekzekutojnë disa predikues të burgosur mbi akuzat për terrorizëm pas muajit të Ramazanit.

Udhëheqësi i lartë i Hamasit, Moussa Abu Marzouq, ka konfirmuar raportet e ekzekutimit, duke cituar dy burime të paemëruara saudite.

Deri më tani, autoritetet saudite nuk janë prononcuar mbi raportimet.

Al-Awda u arrestua në fund të vitit 2017, si pjesë e një fushate kundër studiuesve dhe shkrimtarëve për akuzat për terrorizëm.

Aktivistët në Twitter thanë se arrestimet erdhën në sfondin e kundërshtimit të tyre ndaj bllokadës së udhëhequr saudite mbi Katarin.

Qershorin e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini ndërprenë lidhjet diplomatike dhe tregtare me Katarin, duke e akuzar për mbështetje të grupeve terroriste në rajon.

Katari ka mohuar akuzat, duke i përshkruar si përpjekje për ta izoluar atë si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne