Raportuesi i Posaçëm i OKB-së reagon për planin e Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor

Raportues i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Territoret e Pushtuara Palestineze, Michael Lynk në lidhje me planin e Izraelit për të aneksuar tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor paralajmëroi se “do t’i japë një goditje serioze rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

Me anë të një deklarate me shkrim, Raportues i Posaçëm Lynk kritikoi planin e Izraelit për aneksim.

“Vendimi i Izraelit për të përparuar në mënyrë të njëanshme për planin e aneksimit më 1 korrik (të Bregut Perëndimor) jo vetëm që minon në mënyrë serioze të drejtat e njeriut në rajon, por do t’i japë një goditje serioze rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla,” u shpreh Michael Lynk, duke shtuar se shkeljet aktuale të të drejtave të njeriut në rajon nga ana e Izraelit, me anë të aneksimit do të përshkallëzohen edhe më shumë.

Ai paralajmëroi se në qoftë se realizohet plani i Izraelit për aneksim atëherë “do të krijohet një arkipelag ishujsh të shkëputur nga njëri-tjetri, të rrethuar plotësisht, të izoluar dhe pa lidhje me botën e jashtme”.

Lynk tërhoqi vëmendjen se kjo do tu mohojë plotësisht palestinezëve të drejtën për të vetëvendosur fatin e tyre.

“Kjo është plotësisht e papranueshme edhe nga aspekti ligjor, edhe ai moral”, shkroi ai.

Lynk duke rikujtuar se aneksimi është ndaluar rreptësishtë sipas ligjit ndërkombëtar të miratuar nga Karta e Kombeve të Bashkuara në 1945, reagoi ndaj vendeve anëtare të OKB-së, që nuk reagojnë para se të dalë rezultati./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne