RD sulmon Artan Hoxhën: Gazetari që përdoret nga Tahiri tjetër pistë të rreme

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër deklaratë jo të vërtetë dhe mashtruese në lidhje me makinën e ku Sota u kap me 860 mijë euro. Gazetari Hoxha thotë se makina është futur tek Komapnia Kurum. Këtu kemi të bëjmë me një mashtrim të pastër. Makina nuk ëhstë futur aspak tek Kompania Kurum, por është kapur shumë pranë burgut të Elbasanit. Hoxha gënjen në këtë rast i instrukturuar. Ai kërkon ti bëjë një shërbim të kapurit me 860 mijë eurot duke e lehtësuar nga rrethanat e krimit. Ai e çon makinën e Sotës atje ku Sota do të donte të ishte, kur e vërteta është se rruga e Sotës nuk ka pasur asnjë lidhje me kompaninë Kurum.
Sota thotë se me 860 mijë eurot do paguante Kompaninë Kurum, ndaj dhe Hoxha thotë se makina është futur tek Kompania Kurum. Kemi të bëjmë me një shërbim të pastrë të gazetarit Hoxha për alibinë e Tahirit dhe Sotës.
“Makina ka shkuar tek postblloku, i është bërë shenjë të ndalonte, por nuk ka ndalur dhe ka ecur. Më pas ka hyrë në ambientet e kurimit, ku ka pretenduar se do të blinte 4 mijë ton hekur.
Policët kanë parë 2 persona në makinë dhe në drejtimin e makinës nuk ka qenë Orest Sota. Ku është ky njeri, pse policia thotë se është vetëm një njeri?” – tha gazetari Artan Hoxha në edicionin e lajmeve tek syri.
“Pse nuk është bërë publik personi i dytë? postblloku ka parë dy, kur ka hyrë tek Kurumi policia ka parë vetëm një njeri. Në postbllok janë parë dy persona në makinën Range Rover” – theksoi Hoxha gjatë intervistës së tij.
Ai gjithahstu nxjerr edhe një element të panjohur deri tani për një person të dytë. Kjo është një pistë që duhet verifikuar, vetëm se kjo mund të jetë edhe një deklarët bllof./ RD

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne