Bota

Reagim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në lidhje me situatën në Venezuelë

“Zhvillimet rreth Venezuelës po bëhen gjithnjë e më shqetësuese.

Nga disa kryeqytete evropiane po vjen informacioni lidhur me parashtrimin e kërkesave ultimative ndaj autoriteteve legjitime në Karakas për të organizuar brenda një afati 8-ditor zgjedhjet “demokratike, të pastra dhe transparente”. Këto kërkesa shoqërohen me një kërcënim për të njohur opozitarin Huan Guaidó si kreu i ri i shtetit.

Ajo që bie në sy është sinkronizmi dhe orkestrimi i këtyre deklaratave, të cilat u bënë disa orë para diskutimit të situatës në Venezuelë të iniciuar nga SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në të gjitha këto dallohet qartë “shkopi i dirigjentit” i Uashingtonit.

Ajo çfarë po ndodh tani vetëm po e tensionon situatën e brendshme politike në Venezuelën mike. Përshkallëzimi artificial i situatës po drejtohet nga jashtë, ndërkohë që po nxiten sentimente më radikale. Vazhdon ndërhyrja cinike dhe flagrante në punët e brendshme të një shteti sovran. Kësaj duhet t’i jepet fund.

Pala ruse rikonfirmon gatishmërinë për të kontribuar në gjetjen e mirëkuptimit midis forcave të përgjegjshme politike në Venezuelë në interes të sigurimit të paqes dhe qetësisë së brendshme, si edhe të zgjidhjes sa më parë të çështjeve jetike ekonomike dhe sociale. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me vende të tjera, të cilat kanë të njëjtën qasje”.

OPINIONE