Reagimet e shtypit botëror për marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe ShBA-së

Marrëveshja e arritur mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) gjeti një shtrirje të gjerë në shtypin amerikan.

Në Kongresin Amerikan, ligjvënësit, senatorët dhe ekspertët e politikës së jashtme thonë se marrëveshja i jep Presidentit Rexhep Tajip Erdogan gjithçka që dëshiron.

Shtypi amerikan, i cili ishte i kujdesshëm në lidhje me vendimin për pezullimin e Operacionit “Burimi i Paqes” të nisur kundër organizatave terroriste separatiste PYD/YPG/PKK dhe DAESH më 9 tetor në lindje të lumit Eufrat në Siri, kujton se ky nuk është një hap i përhershëm dhe po diskuton nëse do të vazhdojë pas 5 ditësh.

Disa komentues vlerësojnë marrëveshjen në fjalë duke thënë që “Në fakt, kjo mund të mos kishte ndodhur, dëshira e vetme e turqve është që PYD/YPG/PKK-ja të largohet nga zona prej 30 kilometrash”.

Gazeta “New York Times” në lidhje me marrëveshjen përdor titullin “Fitore e Turqisë kundër Donald Trump”.

Në artikull thuhej se Presidenti Erdogan mori atë që dëshironte, ndërsa bëhet e ditur se shumë senatorë republikanë kritikuan Trumpin.

Ndërkaq gazeta “The Washington Post” shkruan se Turqia pranoi të pezullojë operacionin e marshimit në brendësi të Sirisë.

Në artikullin e gazetës citohen kushtet e marrëveshjes për të cilat thuhet se bënë që Turqia të marrë atë që dëshironte.

Në lajm gjithashtu thuhet se vendimi i administratës së Trumpit për t’u tërhequr nga Siria vërtetoi objektivat e Turqisë në Siri.

Një gazetë tjetër, e cila vlerëson që Turqia mori atë që dëshironte është “Los Angeles Times”.

Gazeta shkruan që ShBA-ja pranoi marrëveshjen e cila i mundëson Turqisë kontrollin ndaj veriut të Sirisë. Në lajm thuhet se rajoni konsiderohet si territor sirian në letër, por në të vërtetë ushtria turke do të jetë e pranishme aty.

Edhe gazeta angleze “The Guardian” dhe kanali televiziv francez “France 24” për marrëveshjen në fjalë thanë se Ankaraja mori atë që dëshironte./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne