Reagimi i Dohas ndaj kërkesës së vendeve arabe

Ministria e jashtme e Katarit ka deklaruar se në shenjë respekti ndaj Kuvajtit dhe për të ruajtur sigurinë në rajon, Doha do të analizojë kërkesën e parashtruar nga Arabia Saudite, Emiratet, Bahrejni dhe Egjipti.

Ditën e premte Kuvajti i paraqiti Katarit një listë me 13 kushte të parashtruara nga vendet arabe për rivendosjen e marrëdhënieve me Katarin. Duke reaguar ndaj këtyre kushteve, ministria e jashtme e Katarit deklaroi se kushtet do të analizohen dhe më pas do të jepet përgjigjja zyrtare. Ministria e jashtme e Katarit, sanksionet dhe bllokadën e vendosur nga Arabia Saudite, Emiratet, Bahrejni dhe Egjipti i cilësoi të jashtëligjshme dhe shtoi se ky veprim nuk ka lidhje me terrorizmin por ka për qëllim të sulmojë shtetin e Katarit. Njëkohësisht, Emiri i Kuvajtit, dje ka zhvilluar biseda telefonike me trashëgimtarin e Arabisë Sauditë, atë të Abu Dhabit dhe me Emirin e Katarin me të cilët diskutoi për krizën e krijuar mes tyre. Sa i përket listës me kushte, agjencia Reuters ka thënë se për Dohan kjo listë është e papranueshme dhe e pazbatueshme. Në listën me 13 kushte të vendosura nga Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet dhe Egjipti kundër Katarit kërkohet ndërprerja e plotë e marrëdhënieve diplomatike të Katarit me Iranin dhe Hezbullahun, mbyllja e kanalit Al Xhazira dhe heqja e bazës ushtarake të Turqisë nga Katari./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne