Reagimi i fortë Tahirit: Po hidhet baltë mbi mua, rrini pa merak, unë do ta përballoj këtë

Ish-ministri Saimir Tahiri në reagimin e tij të parë pas vendit të Ramës për largimin e tij nga grupi parlamentar i PS-së, ka reaguar sot publikisht, për atë që e ka cilësuar; e verteta deri në fund.

“Po bëhet paralelisht gjyqi juridik nga njëra anë me kërkesë të prokurorisë që do arrestimin tim dhe gjyqi politik ku politikanët, deputet gazetarë kanë marrë nga një pushkë e hedhin baltë mbi mua. Nuk kam dëshirë të përfshihen në asnjë debat, as politikë e as publik. Nëse politikes i ka ardhur rasti që llumin e 25 viteve të fundit ta hedhë mbi mua, për ata që nuk kanë lënë gjë pa vjedjur nga xhepat e qytetarëve, që nuk krsyen as vrasjet për të mbrojtur vjedhjet, u them rrini pa asnjë merak unë do e përballoj edhe këtë. Nëse ata që bëjnë xhiron e mediave që nuk kanë lënë politikan prej nga të cilët janë paguar, unë u kam dalë në shteg për të shfryrë mbi mua hesapet e 25 viteve të fundit, me politikë të mbrapsht, u them rrini pa merak unë do e përballoj këtë sido të jetë.” – tha Tahiri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne