Reagimi i parë nga Vetëvendosje pas akuzave të Thaçit se financohet nga Irani dhe Turqia

Pas akuzave të presidentit Thaçi ndaj Albin Kurtit dhe VV lidhur me trajnimin e anëtarëve të saj në Turqi dhe financimin nga Irani, i pari që ka reaguar nga VV është deputeti, Xhelal Sveçla.

Reagimi i plotë i Sveçlës:

“Gjarpëri bëri edhe një lëvizje. Prej mënyrës së organizimit e asaj çka tha në atë konferencë, po duket që po e din që mund të jetë e fundit. Si gjithmonë, foli e s’tha kurgjo, bash hiq kurgjo, përveq që la të nënkuptohet që paniku prej shembjes së kështjellës së tij të krimit, ia ka humb busullën krejt.

Të shkretin keq e paska kap paniku i prangave prej Gjykatës që bojke presion me votu, e vet mendoi me i ik duke u bërë me zor President.

Po karakteristikat e Hashës, këtij Gjarpëri klasik, tashmë janë të ditura, të dukshme e të mbështetura me realitetin që po e jetojmë, tash e 19 vite. Eee, sa premtojke që për 6 muaj ka me u bashku Mitrovica. Sa ‘lule e dritë’ e bëri këtë Kosovë prej pas luftës, e dijmë secili që po jetojmë këtu për ditë. Ai si subjekt veqohet prej garës së brendshme mes delirit e hajnisë që në fund po ia humbin minimumin e arsyes nga paniku prej arrestimit. Hash, lamshi që e krijojshe si mbrotje, duke tradhëtu i veshur me teshat e luftëtarit të lirisë, është kah çpshjellet. Kot e ki. Thojnë që i mbyturi kapet për kashte. Ty nuk të ka mbet as kashtë.

E sa për ne, po e di çka kisha thonë për shtetin dhe institucionet e sigurisë që paskan “fakte” që dikush merr fonde e mbështetje ilegale nga Irani e Turqia e nuk e arrestojnë.

Pa ty e llojin tënd, ditë më të mira do t’i vijnë këtij vendi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne