Reagimi i Roger Waters për Helmetat e Bardha dhe sulmin ndaj Sirisë: Propaganda e organizatës së rreme

Themelues i Pink Floyd, Roger Waters në fjalimin e bërë në një koncert në Barcelonë të Spanjës, duke kritikuar pretendimet për sulmin kimik në rajonin Duma të Gutas Lindore, e akuzoi me gënjeshtër organizatën Helmetat e Bardha.

Pas pretendimeve për zhvillimin e sulmit kimik nga ushtria siriane në rajonin Duma të Sirisë, po vazhdojnë reagimet për sulmet e kryera nga SHBA-ja, Franca dhe Anglia.

Themelues i Pink Floyd, Roger Waters i kritikoi pretendimet duke bërë një deklaratë lidhur me këtë çështje gjatë një koncerti të dhënë në Barcelonë.

Duke iu referuar dëshirës së një dëgjuesi për të bërë një deklaratë lidhur me pretendimet për realizimin e sulmit kimik nga presidenti sirian, Bashar al Assad, Waters u shpreh se këto qëndrime i sheh krejtësisht të rreme, duke thënë:

“Helmetat e Bardha janë vetëm një organizatë e rreme për prodhimin e materialeve propaganduese për xhihadistët dhe terroristët. Po t’a kishim dëgjuar propagandën e tyre, do të kishim kërkuar që qeveritë tona të shkojnë në Siri dhe të vënë bombë ndaj njerëzve.”

Duke theksuar se kjo do të ishte një gabim i madh, Waters deklaroi se qeveritë duhet të heqin dorë nga bombardimi i Sirisë.

Muzikanti i mirënjohur Roger Waters njihej së fundmi për vendimin e tij për të dhënë koncert pa pages për të rinjët me sindromen Down.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne