Reagimi i OKB ndaj arrestimeve në Arabinë Saudite

Kombet e Bashkuara kërkuan që Arabia Saudite të japë sqarime mbi arrestimin e dhjetëra princërve dhe ish-zyrtarëve sauditë.

Farhan Hak, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, në një konferencë shtypi në Nju Jork, tha se Arabia Saudite duhet të japë shpjegime mbi akuzat e bëra ndaj këtyre individëve, duke siguruar që këto akuza janë ligjore. Zyrtarët sauditë, me pretekstin e luftës kundër korrupsionit, shkarkuan ose arrestuan 11 princa dhe dhjetëra ministra dhe ish ministra. Shumica e analizave e konsiderojnë këtë lëvizje të qeverisë saudite në kuadër të luftës për “trashëgimin e pushtetit”. Gjatë vitit të kaluar, princi i kurorës është bërë vendimmarrësi kryesor për politikat ushtarake, të jashtme, ekonomike dhe sociale të mbretërisë së Gjirit Persik, duke zemëruar disa princa mbretërorë të frustruar nga rritja e tij jotradicionale dhe e shpejtë. Muhamed bin Salman, princi i kurorës, i cili ka shumë dëshirë për të arritur në fronin mbretëror, përballet me shumë rivalë brenda familjes al-Saud, e cila madje shprehu hapur kundërshtimin ndaj Muhamed bin Salmanit. Ky i fundit po përpiqet të eliminojë opozitën me një qasje të sigurisë dhe me akuza tërheqëse si korrupsioni. Duket se në këtë lëvizje, princi i kurorës ka edhe përkrahjen e SHBA. Ndoshta ai është frymëzuar edhe nga blerja e qindra miliarda dollarë armatime nga SHBA.

Aktualisht, Arabia Saudite dhe shtetet e tjera arabe të Gjirit Persik janë në krye të listës së blerësve të pajisjeve ushtarake amerikane. Natyrisht, blerja e armëve nga vendet në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit pa një kornizë kontrolli të armëve që nga marrja, vendosja dhe përdorimi i tyre që sipas ligjeve amerikane duhet të jetë në përputhje me politikat e SHBA. Tani, me Trumpin, tregtarin neo-merkantilist, dhe me etjen e pashmangshme të Arabisë Saudite për të marrë gjithnjë e më shumë armë dhe qëllimin e Riadit për të përhapur hegjemoninë rajonale përmes luftërave dhe aktiviteteve terroriste, Shtëpia e Bardhë mund të vështrojë serbes ngaqë politika e Trump-it ka funksionuar mjaft mirë në Arabinë Saudite. Është për të ardhur keq që vendet si Arabia Saudite të bëhen kukullat kryesore të SHBA-ve dhe regjimit sionist dhe të zbatojnë politikat e tyre në rajon. Trump, duke përdorur injorancën saudite, ka arritur qëllimin e tij që nuk është asgjë tjetër veçse për të fituar para përmes përplasjes së qytetërimeve. Zhvillimet e fundit në Arabinë Saudite kanë përqendruar gjithnjë e më shumë vëmendjen mbi natyrën e dhunshme të regjimit saudit, i cili për të arritur qëllimet e tij nuk ngurron të godasë as shërbëtorët e tij brenda trupit qeverisës, duke ekspozuar për të gjithë botën imazhin e tmerrshëm të këtij regjimi represiv dhe vrasës i fëmijëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne