Reagon deputeti i LDK-së: Veprimi i kryeministrit është përdhosje e Lidhjes së Prizrenit

Sjellja e Kryeministrit nuk i ka shpëtuar kritikave të ndryshme.

Deputeti i Lidhjes Demokratike në Parlamentin e Kosovës, Armend Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj sjelljes së Kryeministrit Ramush Haradinaj në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Ai ka thënë se sjellja e këtyre njerëzve nën petkun e pushtetit është përdhosje si dhe ofendim i madh për historikun e Lidhjes së Prizrenit.

Postimi i tij i plotë i Armend Zemajt:

Turpi institucional!!, sjellja e ketyre njerzve te veshur me petkun e pushtetit është perdhosje dhe ofendimi me i madhe per vendin dhe historikun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pa protokoll, pa rend e dije, me sjellje vullgare, çka mbetet me i thanë kësaj përbërje qeveritare.. qytetaret nuk meritojnë këtë nënshtrim të ulët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne