Reagon Kisha Orthodokse lidhur me fushatën elektorale të PS brenda në Kishë

Kisha Orthodokse Shën Theodhori në Vlorë ka reaguar në facebook lidhur me  rastin e fushates elektorale në ambjentet e Kishës në Tepelenë dhe Kurjan të Fierit të kandidatëve për kryetar bashkie.

“Dhe marrëzia nuk paska fund. 
Kandidatët, fushatë brenda në kisha! ?”, shkruan Kisha Orthodokse Shën Theodhori në Vlorë.

Kujtojmë se kandidati socialist për Bashkinë e Tepelenës, njëherazi dhe kryetari aktual i kësaj Bashki, Tërmet Peçi ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune një takim me qytetarë të Leklit në Tepelenë.

Takimin e ka bërë publik edhe përmes disa fotove të postuara përmes adresës së tij në rrjetet sociale. Mirëpo, i paprecedentë mbetet fakti se për këtë takim elektoral nuk janë kursyer as ambjentet e vendeve të shenjta.

Pas postimit të kryebashkiakut, një fakt i tillë është denoncuar për Faxëeb.al nga qytetarë të cilët shprehen se për takimin janë shfrytëzuar ambjentet e kishës së fshatit.

Një rast kaq flagrant nuk është çudia e vetme në këto zgjedhje, pasi më herët, po ashtu është denoncuar kthimi i një qendre shëndetësore në KZAZ, rast ky i cili është edhe rreptësisht i ndaluar nga Konventa Ndërkombëtare. /faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne