Reagon Manjani pas thirrjes së Blushit për mocionin e mosbesimit ndaj Ramës

“Mocioni i mosbesimit kërkohet nga deputetë e parti që nuk qeverisin! LSI ka pranuar të votbesohet qeveria e vet! Kush të dojë le ta kërkojë”,- ka shkruar në Twitter ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

“Mocion mosbesimi për të rrëzuar Ramën” ishte  kërkesa që parashtroi Kryetari i LIBRA, Ben Blushi gjatë një takimi sot me koordinatorët e Tiarnës. Ai i bëri thirrje LSI që të paraqesë mocionin në Parlment ndërsa tha se vendos në dispozicion edhe dy mandatet e LIBRA. Blushi u shpreh se zgjedhjet janë në rrezik dhe se partitë e vjetra nuk janë në gjendje të zgjidhin krizën e krijuar në vend.

Në takimin me koordinatorët e Tiranës, Kryetari i LIBRA Ben Blushi ka kërkuar nga LSI që të paraqesë në Parlament mocion mosbesimi për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Për realizimin e kësaj kërkesë Blushi vendos në dispozcion dy mandatet e LIBRA.

“I them të gjithë atyre që kanë vota në Parlament përfshi edhe LSI që është gjysma e qeverisë që nëse do dil në parlament, të bëjë një mocion ta rrëzojmë këtë qeveri siç e meriton dhe dy mandatet e LIBRA-s do jenë çdo ditë e cdo natë aty për të rrëzuar pa kushte qeverinë e Edi Ramës”, -tha Blushi.//Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne