Reagon Pentagoni: ShBA nuk është palë e marrëveshjes mes PKK/PYD-së dhe DAESH-it

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë pjesë e marrëveshjes së fshehtë të bërë mes PKK/PYD-së dhe DAESH-it për largimin e kësaj të fundit nga Rakka, por se e respektojnë këtë marrëveshje.

Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon tha se kjo marrëveshje mes dy organizatave terroriste është një zgjidhje për problemet lokale.

Ai konfirmoi se forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga SHBA-të nuk kanë mundur të bombardojnë pozicionet e DEASH-it në Rakka për shkak të numrit të madh të civilëve dhe se është mirëpritur marrëveshja për tërheqjen e terroristëve të DEASH-it të arritur me grupin, i cili në Siri paraqitet si Forca Demokratike e Sirisë (SDF) dhe që është fraksioni sirian i organizatës terroriste PKK.

“Marrëveshja plotësisht kishte për qëllim mbrojtjen e civilëve në Rakka”, deklaroi Pahon, ndërsa shtoi se “Me aleatët nganjëherë nuk kemi pikëpamjet e njëjta, por ne respektojmë zgjidhjen e tyre për ndonjë problem”.

Zëdhënësi i Pentagonit Pahon mohoi pretendimet e disa mediave se një delegacion i koalicionit ndërkombëtar për luftën kundër DEASH-it ishte palë aktive në marrëveshjen e Rakka-s.

Sipas marrëveshjes, të gjithë terroristët lokal të DEASH-it, familjet e tyre dhe civilët morën leje që deri në mes të muajit të kaluar të largohen nga Rakka dhe të tërhiqen drejt Dejruzor-it, por luftëtarët e huaj në radhët e DEASH-it refuzuan marrëveshjen. Pas konfliktit disa ditësh, luftëtarët e huaj u neutralizuan.

Pahon tha se marrëveshja në fjalë u arrit mes të ashtuquajturit Këshillit Civil të Rakkas, e cila u formua nga organizata terroriste PKK/PYD, dhe liderëve të fiseve arabe, ndërsa bëri të ditur se sipas kësaj marrëveshjeje civilëve dhe anëtarëve të familjeve të terroristëve të DAESH-it u lejohet të largohen nga Rakka dhe pretendoi se bashkëpunëtorëve sirianë të DAESH-it u është dhënë rasti të integrohen sërish në shoqëri.

Ai gjithashtu shtoi se një zyrtarë i lartë i koalicionit ndërkombëtarë ka qenë vetëm vëzhgues i kësaj marrëveshjeje, ndërsa mbrojti qëndrimin se koalicioni ndërkombëtar nuk është palë nënshkruese e saj.

Zëdhënësi i Pentagonit bëri të ditur se janë kontrolluar të gjithë civilët që u larguan nga qyteti dhe se u arrestuan terroristët e huaj të infiltruar në mesin e tyre.

Shtëpia mediatike angleze BBC më herët njoftoi se në saje të marrëveshjes të arritur mes DAESH-it dhe PKK/PYD-së nga qyteti Rakka janë evakuuar në mënyrë të sigurt 3 mijë e 500 terroristë të DAESH-it së bashku me familjet e tyre.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne