Reagon Rama pas takimit të Bashës me aleatët: Lulëzim ta kam thënë, caktoje vetë…

Kryeministri Rama ka reaguar pas mbledhjes së Lulzim Bashës me aleatët e Partisë Demokratike në selinë blu dhe vendimit të të djathtëve për t’i qëndruar tezës së qeverisë teknike.

Rama  i ka kujtuar kryeopozitarit Basha se është i gatshëm për dialog.

“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”,- shkruan në rrjetet sociale Rama.

Në mbledhjen e kreut të PD-së  Basha me aleatët Mediu, Ndoka, Spahiu, Shehi dhe Dule  mësohet se Basha ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Koalicioni Opozitar konfirmoi sot se rruga e vetme e daljes nga kriza është krijimi i qeverisë teknike, me mbështetje të gjerë politike, që do të punojë për të realizuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Duke përshendetur hapin e hedhur mbrëmë nga LSI për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike në vend, Koalicioni Opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij. Koalicioni Opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut. Kjo është e vetmja garanci për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të votojnë lirisht, të zgjedhin lirisht dhe vota e tyre të mos tjetërsohet”,- u tha në mbledhje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne