Reagon Shkëlzen Berisha: Çfarë u thashë prokurorëve për privatizimin e OSSH

hkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është pyetur për gati 1 orë në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e privatizimit të OSSH nga çekët. Dëshmia e tij është dhënë jashtë kamerave në orët e mbrëmjes së të enjtes.
Në një reagim të tij në Facebook, Berisha shkruan se thirrja e tij në prokurori ishte urdhëruar nga kryeministri Rama, por që kishte dështuar.

“Me gjithë presionin politik, prokuroria nuk pati asnjë rruge përveç se ta pushonte kallëzimin ne fjalë. Gënjeshtra për gjoja nje premtim takim qe dy persona pa asnjë lidhje me mua, i bënin njeri-tjetrit, doli se ishte bërë plot 9 muaj pas përfundimit të procesit të privatizimit, që do të thotë që ky takim (që nuk ka ndodhur kurrë) nuk kish se për çfarë të ndikonte” – shkruan ndër të tjera Shkëlzen Berisha i cili mohon të ketë lidhje me këtë çështje.

“Njëlloj siç kam vepruar 4 herë përgjatë teatrit te komisionit hetimor, si qytetar dhe ne respekt të ligjit, i jam përgjigjur flluske-thirrjes se fabrikuar nga kryeprokurori I narkoshtetit per te dhënë të njëjtat përgjigje që kam dhene para medias sa here qe kam dale nga komisioni. Aktiviteti im, te ardhurat e mia, puna dhe veprimtaria ime, nuk kane asnje lidhje me privatizimin e OSSH” – shkruan Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne