Reaktori i parë rus VVER-1200 prodhon energji për 1.01 milion shtëpi

Sipas kompanisë bërthamore shtetërore ruse Rosatom, reaktori i parë i Rusisë VVER-1200 në centralin bërthamor Novovoronezh II (NPP) ka prodhuar më shumë se 10 teravat/orë të energjisë që nga fillimi i saj në vitin 2016, fuqi e mjaftueshme për 1.01 milion shtëpi në rajonin Voronezh.

Në lajmet botërore bërthamore thuhet se sasia e energjisë së prodhuar nga NPP është e barabartë me kërkesën vjetore të energjisë elektrike të rajonit Voronezh, ku dhe gjendet impianti.

Njësia 1 e Novovoronezh-it ishte lidhur me rrjetin kombëtar për herë të parë më 5 gusht të vitit 2016 dhe pas pilot testeve u vendos në operacion tregtar më 27 shkurt të vitit të kaluar.

Reaktori VVER-1200, i gjeneratës III të avancuar, është një njësi e energjisë ujë në ujë, ose reaktor me presion të ujit.

Centrali bërthamor Novovoronezh i Rusisë është një projekt i “dyfishtë” me centralin e parë bërthamor Akkuyu të Turqisë, që gjendet në provincën Mersin në jug të Turqisë.

NPP Akkuyu e Turqisë do të ketë katër njësi, me një kapacitet total prej 4.800 megavat. Agjencia ruse e energjisë bërthamore Rosatom do të ndërtojë fabrikën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne