Reali triumfon në botërorin për klube, mund në finale Gremion

Reali i Madridit ka mbrojtur me sukses titullin e Kupës së Botës për Klube të fituar një vit më parë.

Madrilenët kanë arritur të mposhtin 1:0 në finalen e zhvilluar në Abu Dhabi skuadrën braziliane, Gremio.

Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në pjesën e dytë.

Ishte Cristiano Ronaldo që shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 53’.

Ky është titulli i gjashtë i Kupës së Botës për Klube për Real Madridin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne