Reduktohet niveli i sigurisë globale si rezultat i politikave të gabuara të Trump

Sipas një rezultati të një ankete të fundit, niveli i sigurisë globale është reduktuar për shkak të politikave të gabuara të presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, rezultatet e një ankete të zhvilluar nga Organizata TNS Global, e rezultatet e së cilës janë publikuar në gazetën ruse Sputnik, shihet se shumica e qytetarëve evropianë besojnë se politikat e gabuara të presidentit amerikan Donald Trump e kanë bërë botën më të pasigurt. Në Gjermani 72 % e të anketuarve besojnë se Trump me politikat e tij ka ndikuar në uljen e nivelit të sigurisë globale, në Francë 64 %, në Brazil 60 %, në Britani të Madhe 55 %, në Turqi 52 %, në Itali 49 % dhe në Amerikë 45 %. Kjo anketë është kryer me 7 mijë e 148 persona në shtatë vende të botës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne