Referendum i dytë për BREXIT? Laburistët e përkrahin propozimin

Kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe e ka sfiduar kryetarin e ri të Partisë Konservatore për ta mbajtur edhe një referendum para largimit të këtij vendi nga Bashkimi Evropian, duke thënë se partia e tij do të bëjë fushatë për qëndrim në BE.

Corbyn tha se Partia Laburiste do ta marrë këtë qëndrim për ta parandaluar Brexit-in pa marrëveshje ose largim të dëmshëm, i cili do të organizohej nga partia rivale, e cila aktualisht është në pushtet.

Sidoqoftë, ai nuk tregoi se çfarë do të bënte, nëse do t’i fitonte zgjedhjet e përgjithshme dhe ta merrte në dorë procesin e Brexit-it.

Në një letër dërguar anëtarëve të partisë, Corbyn tha: “Kushdo që bëhet kryeministër i ri duhet të ketë besim që t’ia kthejë marrëveshjen popullit për ta votuar. Në këto rrethana, dua ta bëj të qartë se se Partia Laburiste do të bëjë fushatë për qëndrim në BE”.

Ky njoftim erdhi pas një takimi të grupit të tij të martën në mëngjes dhe një takimi tjetër me liderët e sindikatave, i cili u mbajt të hënën, shkruan “BBC”,/faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress