Referendumi në Turqi nga pikëpamja e përkrahësve dhe kundërshtarëve

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) në Turqi konfirmoi fitoren e “po”-së në referendumin për riforcimin e pushteteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një konferencë shtypi kreu i YSK-së, Sadi Guven konfirmoi se “po”-ja kryesonte “jo”-në me rreth 1,25 milionë vota nga vetëm 600,000 vota të pa numëruara duke shtuar se rezultati përfundimtar pritet pas 11-12ditësh. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka fituar ngushtë referendumin historik të mbajtur sot në Turqi, për të zgjeruar kompetencat presidenciale, të cilat mund të mbajnë atë në detyrë deri në vitin 2029. Me 99,45% të votave të numëruara, pro referendumit kanë votuar 51.37% e votuesve ndërsa kundër janë shprehur 48.63% të votuesve. Mbështetësit e ngazëllyer të Erdoganit u mblodhën në qytetet e mëdha për të festuar. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur pas fitores së shpallur në referendumin historik që mbajti vendi, duke ritheksuar se tashmë radhën e ka rivendosja e dënimit me vdekje. Erdogan tha se nëse kryetari i opozitës, Kemal Kilicaroglu do t‘a mbështesë vendimin për dënim me vdekje do të miratohej menjëherë, por “nëse nuk e mbështet, do të bëjmë edhe një referendum për këtë”. Nëse Turqia vendos të rikthejë dënimin me vdekje, kjo do të thotë se i jep fund negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i cili në mënyrë kategorike nuk i pranon në Union shtetet që praktikojnë dënimet të tilla. Erdogan tha se sipas rezultateve jozyrtare rreth 25 milionë turq, 1,3 milionë më shumë se ata që votuan kundër, votuan pro ndryshimeve kushtetuese që do ta kthejnë Turqinë në Republikë presidenciale. Rreth 55 milionë turq kishin të drejtë vote në 167,000 vendvotime, dhe pjesëmarrja thuhet të ketë qenë rreth 85%.

Dy partitë kryesore opozitare e Turqisë thanë se do të kundërshtojë rezultatet. Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi rinumërimin e 60% të votave. Ata kritikuan vendimin për të pranuar si të vlefshme fletëvotimet e pavulosura. Partia kryesore opozitare në Turqi, Partia Popullore Republikane, (CHP), ka deklaruar se kundërshton rezultatet e referendumit të zhvilluar sot në vend për ndryshimin e Kushtetutës, duke pretenduar se është manipuluar në aspektin e përmbajtjes dhe metodikës. “Që në mëngjes ka pasur një kaos serioz në të gjithë Turqinë. Bordi i Lartë i Zgjedhjeve [YSK] ka deklaruar se bordi do të gjykojë letrat e votimit pa vula si të vlefshme. Ata kanë anuluar letrat e votimit pa vula që erdhën nga jashtë vendit (votuesit turq në botë). Ai ishte i njëjti Bord që e bëri këtë?”, tha nënkryetari i Partisë, Erdal Aksünger, duke shtuar se partia e tij do të bëjë ankesat e nevojshme për të kundërshtuar rezultatin. “Ne do të kundërshtojmë”, shtoi ai.

“Përveç kësaj, ka pasur dy lloje të ndryshme të pullave; në njërën prej tyre shkruhej “zgjedhje” dhe “po”. Kjo është një arsye në vetvete për të anuluar votimin”, tha ai, duke shtuar se ligjet zgjedhore janë shkelur në shumë qytete anembanë Turqisë. Ai denoncoi edhe një sërë shkeljesh të tjera. Nënkryetari i kësaj partie deklaroi gjithashtu se ndërkohë që Komisioni i Zgjedhjeve thotë se janë hapur 90% e kutive të votimit, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu deklaron se janë hapur 99% e kutive të votimit. “Në përgjithësi, ekziston një manipulim shumë serioze këtu. Ky është një manipulim i qartë, “tha ai, duke argumentuar se agjencia e lajmeve ka manipuluar rezultatet e referendumit para se rezultatet zyrtare të shpallen. Referendumi në Turqi nuk ka qenë dhe aq i qetë dhe mësohet se 3 persona u vranë në afërsi të një qendre votimi në krahinën juglindore të Dijarbakir, në një mosmarrëveshje në lidhje me mënyrën e votimit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne