Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, përmes një statusi në “Facebook” ka njoftuar se një tjetër rezultat direkt i Reformës në Drejtësi është ndihma juridike falas për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë.
Nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike, portalit ëëë.juristionline.al dhe numrit të gjelbër 0800 1010, mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problematikave të tyre.” – shkruan Gjonaj./BW