Reforma zgjedhore, opozita sot në tryezën e OSBE-së

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbajë sot tryezën për reformën zgjedhore në orën 09:30, ku do të jetë e pranishme edhe opozita përmes ekspertëve të zgjedhur nga PD, LSI dhe PR.

Fjalën hyrëse në këtë tryezë do ta mbajnë ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt dhe më pas dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Përfaqësuesit e opozitës në nivel teknik do të jenë Ivi Kaso nga Partia Demokratike, Muharrem Caka nga LSI-ja dhe Arjan Madhi nga Partia Republikane.

OSBE ka ftuar në tryezë të gjitha partitë politike, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionin e Venecias.

Reforma Zgjedhore është prioriteti kryesor i ndërkombëtarëve aktualisht në Shqipëri, ndërkohë që pikërisht kjo reformë, është edhe një nga nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne