Bota

Refuzoi të këndonte himnin hindu, adoleshentit musliman i vihet flaka

Një djalë i ri i besimit islam në Indi u dogj për së gjalli nga një grup sulmuesish hindu që i kërkuan të këndonte himnet e besimit të tyre. Pasi ai refuzoi një gjë të tillë, atij iu vu zjarri, raporton mediumi britanik The Independent.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Uttar Pradesh, vend ky ku popullsia muslimane është në numër të konsiderueshëm.

Djali 15-vjeçar, i cili është në gjendje kritike pas plagëve të marra nga djegia, ishte rrëmbyer nga nga katër burra që derdhën vajguri dhe më pas i kërkuan të këndonte himnin hindus “Jai Shri Ram”. Pasi e refuzoi një gjë të tillë, djali ishte lënë aty në një gjendje kritike me 60 përqind djegie mbi trup. /tesheshi.com/  

Etiketa

OPINIONE