REGJIMET KONTRAKTUESE QË VRANË ARDHMËRIN SHQIPTARE

Nga: Savash Veliu

Çdo regjim që erdhi e shkoi vrau e preu në emër të POPULLİT bijtë e atij populli, më keq atë e bëri Komunisti ENVER HOXHA gjatë LNÇ-së dhe rresht pas saj për 50 vite të tjera duke e kthyer Shqipërinë në një burg të hapur bureliste.

Ditë të zeza kanë qenë për popullin shqiptar martir, e gjithë LNÇ-ja dhe e pasmja e saj. U bënë Masakra që mbeten aktuale me apel: “O Zot naruaj nga komunizmi dhe pasardhësit e tyre aktual, monstrat dhe të këqijat e tijqë vazhdojn politikën e njëjtë edhe sot”…

Kështu i vajtonë bijtë, ku diktatura komuniste vari e pushkatoi bijtë më të mirë të tij, burgosi me dhjetra mijë burra e gra dhe internoi me mijëra familje. Masakër e vërtetë, gjenocid e tragjedi e ngjashmeme holokauset hitleriane e staliniste.

Shkaqet e kësaj masakre kolektive qenëtë thella, mllefe të vjetra të rregjimit komunist kundër popullit kreshnik të Shqipëris dhe jashtë saj. Preteksi qe i thjeshtë: – Vrasja e Lirisë dhe Ardhmërisë, që prej 1943-1989-2019, me vendim të “Komitetit të Inkuizicionit imperialist“… Por poashtu edhe për afro 50 + 30 vite nuk u shua rezistenca antikomuniste dhe anti klikës së tij shoveniste. Regjimi diktatorial që po instalohej në Shqipëri dhe shqiptari e dinte fort mirë, se populli Shqipëtar nuk nënshtrohej aq lehtë dhe se ky popull historikisht nuk e kishte ulur qafën për t’u vënë nën zgjedhë.

Prandaj PKSH dhe Enver Hoxha, për gati 50-vjet iuturrën opozitarëve politik të lëvizjes popullore, si bisha të tërbuara për tagjunjëzuar, copëtuar, shpërbërë, e për t’ia thyer krenarinë e saj të ligjshmesi popull kreshnik. Shqipëria, ky vendë vital, kompakt, kombëtare e antikomuniste nuk nënshtrohej kollaj regjimeve despotike. Regjimi i Enver Hoxhës kishte vendosur ta gjunjëzonte popullin shqiptar andej dhe këtej kufirit shqiptar e të realizonte mbi të, me çdo çmim mllefet e vjetra antishqiptare.

Kjo ishte tragjedi e llahtarshme që traumatizoj, që po luhej me burrat e përmendur që përfaqësonin elitën e shqiptarëve. Ata u martirizuanpa patur asnjë faj, pasi siç u vërtetua më vonë ishin viktimë të Naçërtanieve të mëhershme dhe Elaborateve të së sotmes të sajuara nga fuqitë e mëdha e të realizuara nga fqinjësia greko-sllave… Ata ishin të zemëruara nga një fenomen që kishte arritur trimëria e kombitë shqiptar gjatë perandorisë osmane, që nuk kishte ndodhur ndonjë herë dhe pas saj, e toka me qiellin atë ditë u bë një. OZot, çfarë dite e zezë qe për popullin e saj martir. Masakrat i drejtuan kriminelët e Enver Hoxhës e plot të tjerë sikjo shpurë, që të gjithë kriminelë me gjene të lindura.

Të bën përshtypje sesi ish-byroja e partisë së asaj kohe, nuku çuan në mbrojtje të vëllezërve e motrave të tyre e t’u kundërshtonin këtyre kriminelëve veprimet kriminale të tyre, që e shkatërruan popullin, por përkundrazi u bënë një me ideuesit dhe realizuesit e këtyre masakrave. Në njërën anë të vriste shqiptari e në anën tjetër greku e serbi kurse nga ndërkombëtarët të cilët copëtuan shqiptarët mes fqinjësisë me dorasit shqiptarë nuk vjente asnjë pipëtim. Turpi do t’i mbulojë e do të jetë përjetësisht simbiozë më ta, për të gjallë e të vdekur. Nga të burgosurit dhe të internuarit, kryesisht gra fëmijë dhe pleq kanë vdekur nga vuajtjet, mjerimi dhe torturat që u ushtruan mbi to mes tyre edhe ndaj familjes së Ismail Qemalit.

Regjimi diktatorial për të zhdukur gjurmët e krimit nuk mbajti asnjë shënim për këto viktima, të cilëve edhe sot e kësaj dite nuk udihen as varret. Masakrat shënonin kulmin e tragjedisë që diktatura komuniste ushtroi mbi popullin e saj kreshnik e të pambrojtur, që e ndjekin edhe pasardhësite tyre në pluralizëm, për pesdhjetë vjet luftë ndaj rezistencës gjithë popullore dhe tani ndaj nipërve të tyre për trıdhjetë vjet tjera.

Masakra dhe gjenocidi mbi Shqiptarët u gatua në kuzhinat antishqiptare e u zbatua me verbëri nga Enver Hoxha. Ky xhelat pat deklaruar asokohe: “O me ne o kundra nesh, në veri të vriten të gjithë ata që janë kundra nesh, dhe të zhduket çdonjëri që s’është me ne e që s’mendon si ne”. Ky pohim idalë nga goja e vetë diktatorit e gremisi popullin drejt humnerës e luftës5 0-vjeçare, civile e të armatosur, duke vënë Jugun kundra Veriut, luftë e cila i kushtoi shtrenjtë popullit. Strategjia e diktatorit për ta gjunjëzuar popullin, filloi së pari me paralizën e trurit dhe eliminimin e elitës intelektuale, pinjollëve të dyerve të para e të fisshme, duke filluar me derën e dijetarëve fetar dhe intelektualëve që ishin koka udhëheqëse si dhe aristokratëve që ishte qafa që mirëmbante popullin në të mirë e në të keq si ndaj edhe esnafëve të tjerë shqiptar.

Pasi vetëm kështu do ta kishte më të lehtë zbatimin e strategjisë për eliminimin e elitës mendore dhe shkencore e sakatosur e i lënë içalë e në terr të thellë i tërë një Komb dhe kjo vetëm e vetëm për ti kënaqur orekset e fuqive të mëdha dhefqinjësisë copëtues, të këtyre trevave që u etiketua si rreth “politik”,“reaksionar”, antikomunist dhe terrorist.

Por në Shqipëri dhe jashtë saj asokohe vepronte një forcë e armatosur e antikomuniste, e cila së bashku me luftëtarët e lirisë të krahinave rreth e rrotull, të organizuar mirë dhe që realizonin rezistencën antikomuniste, rezistencë ku ishin inkuadruar bijtë më të vendosur në luftë kundra komunizmit. Lufta vazhdoi për afro pesë dekada por edhe sot. Ajo ishte e ashpër dhe e egër, e përgjakur dhe e pabarabartë. Në çdo pëllëmbë të Shqiptarisë u zhvilluan beteja civile, politike dhe ato ushtarake prej bijve më të dalluar e më guximtar që do ta çonin amanetin e dhënë në vend…

Populli paqedashës i mbajti dyert e hapura për luftëtarët e lirisë edhe në komunizëm edhe në neokomunizëm. Ndau me ta bukën e fëmijëve e kur qe nevoja edhe u flijuan së bashku me ta, duke dalur hapur në anën e tyre në luftën kundra komunizmit, që po instalohej në Shqipëri dhe në Sllavo-Greqi. Përpos masakrave në Shqipëriu bën edhe masakra të tjera anë e kënd shqiptarisë, thuajse në çdo fshat e vendtë saj. Në çdo ditë ogurzeze pushkatoheshin e vareshin burrat më në zë të shqiptarëve, veprim i cili kryhej në të errur (muzg), e gjithë natën dhelprat, korbat e thitë (derrat), pinin gjak e hanin tru njeriu !!!  E gjithë kjo plojë u bë për të zhdukur e për të sakatosur kreun elitar të kombit që do ti printe drejtë rrjedhave të kohës sëre e ngritur e i zhvilluar barabarsisht me popujtë tjerë ballkanas dhe atë evropian.

Por pasojat e saja siç shihet populli shqiptar i përjeton sote kësaj dite sepse lëngon nga degjenerimi total, padituria jovizionare që të udhëheq shtet e lere më të themelojë shtete tjera shqiptare sepse i mungojnë kuadrot të sinqerta akademike intelektuale dhe burrështetas të zgjuar politikqë do i ndiqnin trendet politike për prezantim dhe përfaqësim të shqiptarëve denjësisht në arrënën ballkanase dhe ndërkombëtare si mbrojtës të ardhmërisë shqiptare si komb kompakt. Ishin këto regjime që e kanë shkatërruar të kaluarën e popullit, ndërsa nuk e kanë idenë se si ta ndërtojnë të ardhmen etyre.

Kështu masakrat ogurzeza të tjera mbi shqiptarët kishte edhe në Jugosllavi dhe Greqi…  Ato nuk do të harrohen kurrë në memorien e shqiptarve. Lufta dhe rezistenca antikomuniste afro 50-vjeçare e popullit shqiptar kundër komunizmit dhe klikës së tyre neokomuniste vijon deri më sot. Populli flijoi qindra mijë martirë dhe luftëtarë të lirisë. I pari që ra në fushën e betejës e në lamë të luftës ishte Kombi Shqiptar bir i derës së fisshme. Ai që lindte burra të shquar eintelektual të lartë e kryetar të “Komiteteve të Burrave” e kryekomandant të luftëtarëve të lirisë. Masakrat e Regjimeve Fashiste do mbeten aktuale dhe do apelojn:“O Zot na ruaj nga komunizmi dhe monstrat e tyre të infiltruar në politikënditore që sajojnë plane ogurzeze mbi shqiptarinë me direktiva të huaja”…!/gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne