Bota

Regjimi i pasur me naftë i Riadit përdor spame dhe llogari automatike në rrjetet sociale për të përhapur urrejtje dhe ndjenja sektare kundër Iranit

Rrjetet e mediave sociale me përdoruesit e tyre kanë hapur rrugën e përplasjeve politike dhe ideologjike, duke ofruar një platformë të thellë që disa liderë dhe regjime priren ta përdorin në një mënyrë mjaft propagandistike.

Përziejeni këtë dëshirë me një sasi të pakufizuar parash dhe do të arrini në një sajesë të rrezikshme të teknikave kontrolluese të teknologjisë dhe të mendjes që do t’ju lejojnë të impononi ideologjinë tuaj tek njerëzit pa ngritur edhe një gisht të vetëm.

Kjo është ajo që Arabia Saudite ka bërë në një shtytje të pafund për të përcjellë axhendën e saj ideologjike përmes përhapjes së ndjenjave sektare.

Marc Owen Jones, një studiues në Institutin për Studime Arabe dhe Islame në Universitetin Exeter, ka zbuluar qindra llogari automatike në Twitter që regjimi i pasur me naftë i Riadit ka përdorur për të ndikuar tek mendjet e njerëzve rreth realitetit të krizave rajonale në rajonin e Lindjes së Mesme.

Në një artikull në blogun e tij personal, Jones argumenton se regjimet shtypës si Arabia Saudite dhe Bahreini kanë përdorur mediat sociale për të parandaluar përhapjen e informacionit të pacensuruar.

Autori thotë se investigimet e tij në propagandën e rajonit të Gjirit Persik, kanë zbuluar mijëra llogari të rreme në Twitter, që përdoren për propagandë anti-Shite dhe anti-Iraniane.

Llogaritë janë të gjitha të automatizuara dhe në nje orë mund te prodhojne qindra mijëra mesazhe ne Twitter, shkruan Jones, i cili është gjithashtu studiues dhe drejtor i Bahrain Watch NGO.

Llogaritë e dyshimta gjenerojnë më shume se 10 mijë mesazhe në ditë, të cilat nxitin retorikë sektare në lidhje me trazirat në rajonin shia të Katifit i kontrolluar nga Arabia Saudite, përkrahin luftën e drejtuar nga Saudia kundër Jemenit dhe janë pro shtypjes së protestave antiqveritare në Bahrein.

Një shembull

Jones vendosi të vinte rezultatet e tij në provë duke analizuar mijëra mesazhe Twitteri që përmbanin thurjen #Bahrain të publikuara më 22 qershor 2016, dy ditë pasi kleriku i shquar shit dhe kreu i opozitës, Sheikh Isa Qassim, u arrestuan nga forcat e Bahreinit.

Nga 10 mijë mesazhet #Bahrain në Twitter që Jones monitoroi gjatë një periudhe 12 orëshe atë ditë, rreth 51 për qind te mesazheve me nxitje urrejtje, ishin prodhuar nga “programe automatike ose spammersa” të Arabisë Saudite .

Jones zbuloi se vetëm katër nga mesazhet në Twitter, llogaritë e panjohura i kishin publikuar me mijëra herë

“Këto qindra llogari të automatizuara apo spame përsëritin propagandë që nxit aktet e dhunës, terrorizmin dhe trazirat kundër shiave arabë ashtu edhe Iranit”, shkruan Jones.

“Kjo tregon qartë që disa institucione, njerëz dhe agjenci me burime të konsiderueshme, krijojnë qëllimisht propagandë ndarëse dhe anti-shite dhe e shpërndajnë atë në mënyrë robotike dhe voluminoze,” argumenton ai më tej.

Jones paralajmëron se llogaritë e rreme jo vetëm që krijojnë përshtypjen se politikat e regjimit të Rijadit janë të mira, ato gjithashtu i gënjejnë personat e tjerë në Twitter, i pengojnë të njohin të vërtetën.

Kur Jones i dorëzoi të dhënat e tij Twitterit, kompania e rrjetit social tha se kishte identifikuar dhe larguar rreth 1,800 llogari të rreme saudite dhe është duke e zgjeruar hetimin e saj më tej.

Megjithatë, Jones beson se shumë më tepër duhet bërë për të ndaluar taktikën e kontrollit të mendjes.

“Me gjithë qëllimin e mirë që mediat sociale kanë, mbetet një trishtim fakti që agjensi apo shtete të caktuara shtrembërojne sferën publike online duke i dhënë në mënyrë disproporcionale publikut informacione që formësojnë gabim perceptimin e tyre” përfundon ai./press/Gazeta Impakt

OPINIONE