Bota

Regjimi saudit mbështet Izraelin kundër Iranit

Një institucion hulumtues me bazë në Amerikë, hulumtoi mediat e Arabisë Saudite dhe shkroi kështu: Shumë intelektualë sauditë kanë njoftuar se do të mbështesin Tel-Avivin në rast të një lufte midis Izraelit dhe Iranit.

Institucioni hulumtues me bazë në Amerikë, “Middle East Media Research Institute” shkroi kështu: Disa konflikte në Siri dhe përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve midis Iranit dhe Tel-Avivit çuan në një debat mes medias dhe intelektualëve të Saudit se cilën anë do të zgjedhin në rast të një konflikti midis Iranit dhe Izraelit. Shumë intelektualë sauditë kanë bërë të qartë se ata do të zgjedhin Izraelin në rast të një lufte midis Tel Avivit dhe Teheranit.

Sipas deklaratave të këtij instituti me bazë në Amerikë, prania e këshilltarëve iranianë në Siri dhe në luftën e Jemenit, si dhe mbështetja e Iranit për Husilët, të cilët dëmtojnë interesat e sauditëve, prania e Iranit në Irak dhe Liban, të gjitha këto janë kërcënime të hapura ndaj Arabisë, por Izraeli nuk shihet si rrezik për Arabinë dhe është aleati numër një i Riadit kundër Iranit. Intelektualët, gazetarët dhe shkrimtarët sauditë shprehin hapur mbështetjen e tyre për Izraelin dhe madje kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve dhe paqe me Izraelin. intelektualët dhe gazetarët sauditë ndonjëherë, e shoqërojnë mbështetjen e tyre për Izraelin me konfliktet e fundit në Gaza (protestat e kthimit), dhe ndonjëherë duke treguar Hamasin dhe Iranin përgjegjës për këto ngjarje.

Në një pjesë tjetër të analizës së institutit për hulumtime, “Middle East Media Research Institute”, u deklarua kështu: Është e rëndësishme të theksohet se Arabia Saudite ka shpjeguar tashmë mbështetjen e saj për Izraelin; Në qershor të vitit 2017, analisti i gazetës al-Riyad Musa, Aydu-l Asima kërkoi nga arabët që të heqin dorë nga sulmi kundër Izraelit dhe të mos drejtohen drejt Iranit që është armik i vërtet. Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar, ka pasur shumë lajme lidhur me marrëdhëniet e mira midis Izraelit dhe Arabisë dhe se kjo e fundit ka ndikuar në marrëveshjen e presidentit amerikan Donald Trump për zgjidhjen e çështjes së palestinezëve (marrëveshja e shekullit).

Në fund të analizës, instituti hulumtues, “Middle East Media Research Institute” vuri në dukje deklaratat dhe postimet e ndryshme anti-iraniane të analistëve arab, gazetarëve dhe aktivistëve të mediave sociale.

Burimi : Rast Haber/ Ml