Regjimi sionist pohon dështimin në luftën 50 ditore kundër Gazës

Regjimi sionist në tre vjetorin e agresionit ushtarak kundër Rripit të Gazës ka pohuar se gjatë këtij agresioni ushtarak 481 ushtarakë kanë mbetur me të meta fizike.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qendra e statistikave të Izraelit të martën deklaroi se gjatë agresionit ushtarak 50 ditor kundër Rripit të Gazës janë vrarë 68 ushtarakë izraelitë dhe janë plagosur 2522 persona mes tyre 740 ushtarakë. Sipas statistikave të publikuar që në llojin e vetë janë të papara, gjithashtu rreth 20% e ushtarakëve të plagosur izraelitë, kanë humbur gjymtyrë të trupit dhe në mesin e tyre janë 57 oficerë të lartë ushtarakë. Sipas raportit të qendrës për statistika të Izraelit, 143 ushtarakë sionistë që kanë marrë pjesë në agresionin ushtarak kundër Rripit të Gazës, kanë mbetur me trauma psikologjike. Vlen të theksohet se regjimi sionist më 7 korrik të vitit 2010 filloi një agresion gjithëpërfshirës kundër Rripit të Gazasë në Palestinë i cili zgjati 50 ditë dhe gjatë këtij agresioni u martirizuan 2322 palestinezë dhe u plagosen 11 mijë të tjerë. Forcat e rezistencës së Palestinës në Rripin e Gazës gjatë agresionit 50 ditor të Izraelit, u kanë dhënë goditje të rënda forcave të regjimit sionist. Pasojat e luftës së Gazasë për regjimin sionist ishin të mëdha në aspektin shoqëror, ekonomik dhe ushtarak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne