Regjimi zionist i Izraelit sulmon besimtarët cifutë në Jeruzalem

Disa njerëz, duke përfshirë një vajzë tetë vjeçare, raportohet se u plagosën nga granata të përdorura nga policia gjatë trazirave.

Dhjetra protestues ultra-ortodoksë (haredi) u përleshën me policinë në rrethin Mea Shearim të Jeruzalemit të enjten mbrëma gjatë një proteste kundër bllokimit të njoftuar në zonë për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi Jeruzalemi Post.

Gazetari Emanuel Fabian postoi një video në Twitter, ku tregon përplasjet dhe gjithashtu momentin kur furgonët e policisë hynë në zonën ku po protestohej.

Kamerat e sigurisë kapën momentin kur një vajzë u plagos nga një granatë.

Protestuesit pretenduan se bllokimi i vendosur në Jeruzalem mbi pandeminë e koronavirusit ishte diskriminues ndaj komunitetit ultra-ortodoks hebre të Izraelit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, nga 16 Prilli, numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në Izrael është në 12.200, me 126 vdekje./Gazetaimpakt/sputniknews/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne