Regjistrimet në Universitete nga 29 gushti-11 shtator

Universitetet në të gjithë vendin shpallën këtë të hënë listën e fituesve të raundit të parë. Vetëm më Universitetin e Tiranës aplikuan mbi 85 mijë persona. Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe zv/Ministri i Arsimit Gerti Janaqi u bëjnë thirrje kandidatëve për studentë të regjistrohen në kohë, në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet nisin në datën 29 gusht dhe përfundojnë në 11 shtator. Ndërsa i gjithë procesi i pranimeve do të ndahet në disa faza.

Institucionet e arsimit të lartë publik dhe jopublik shpallën listën e fituesve të raundit të parë të kandidatëve për studentë.

Ata që përmes ID të tyre vërtetojnë që janë fitues në një ose në disa programe studimi duhet të regjistrohen në degën më të preferuara nga data 29 gusht deri në 11 shtator.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, tha 18.500 mauturanë kanë zgjedhur këtë institucion të arsimit të lartë.

Koni: Për të gjithë maturantët duhet të jenë të vëmendshëm, të shikojnë me kujdes vlerësimin në programin ku kanë aplikuar dhe nëse kanë paqartësi atyre u lind e drejta që me datën 29 gusht dhe 30 gusht të bëjnë kërkesë për ankimim.

Ndërsa zv/ministri i Arsimit, Gerti Janaqi, u kërkoi fituesve në këtë raund të parë të kryejnë regjistrimet në kohë.

Janaqi: Një pjesë ku aplikanët duhet të kenë kujdes është momenti kur ata shpallen fitues. Brenda 48 orëve ata duhet të regjistrohen ose në të kundërt ata humbasin të drejtën e regjistrimit për tu regjistruar në raundin e dytë.

Ata që nuk e shohin emrin në listën e përzgjedhurve dhe nuk e gjejnë emrin as në listën e jofituesve duhet të ankimojnë deri në datën 30 gusht pranë fakultetit përkatës.

Koni: Regjistrimi ashtu siç parashikohet fillon nesër me datë 29 dhe përfundon me datën 11 shtator, i cili është parashikuar në 7 faza 48 orëshe. Listat që dalin sot ose që janë bërë publike tashmë, viza është vendosur në varësi të kuotave kush janë aplikantët që janë shpallur fitues në fazën e parë, në 48 orëshin e parë 29 dhe 30 gusht. Këto studentë kanë të drejtë të regjistrohen me datë 29-30 gusht.

Maturantët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të shohin me vëmendjet 7 fazat e lëvizjes së vijës së kuqe, që është edhe pragu i hyrjes në Universitete.

Referuar renditjes së preferencave, në Universitetin e Tiranës preferencat më larta i ka Administrim-Biznesi me 6900 aplikime, më pas renditet Juridiku, Psikologjia dhe Punë Sociale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne