Rekrutim i ri i shqiptarëve nga MEK-sat e Manzës

Nga Gazeta Impakt

Në shkurt 2025, një video e re doli në qarkullim në rrjete sociale. Ishte nje video tipike si videot e eventeve familjare shqiptare përpiluar nga një agjensi nga Mirdita. Pjesmarrësit ishin disa Laçianë që e kishin quajtur veten me një titull më të mbadh se ç`mund të mbanin mbi supe, ata quheshin « Unioni Kombëtar Shqiptar i Emigrantëve ». Video fillon me një selfie të kryetarit Arbër Nezha i cili i jep vetë makinës, filmon një grua që mund të jetë bashkëshortja dhe dy persona të moshuar si pasagjerë. Personat duken si familjarë të kryetarit pasi evidentohen gjithmonë gjatë videos e shprehjet e tyre dhe habinë e vendit ku kishin shkuar të vizitonin janë shpesh qesharake, tregojnë një nivel të ulët informimi mbi grupin që kishin shkuar të vizitonin , që do të thotë minimumi një kërkim në google nuk e kishin bërë. Po shkonin për « qokë » në Manzë tek MEK-sat iranianë, ish terroristët ushtarakë të Sadam Hyseinit.

Nga ana tjetër MEK -sat, që përvec se në rrugët e Tiranës nëpër tregje e spitale , apo nëpër ministri të brendshme , emigracion polici, nuk ka shans ti shohësh tjetër, pra ishin plakur shumë, po shumë. Ama kishin mësuar pak më mirë shqip me atë theksin tipik iranian që cdo A e bëjnë O.

Video që ky grupi laçian na ofroi, na tregoi disa gjëra, po jo shumë. Ata vizituan vetëm ato pjesë që MEK-sat lejuan të shihnin, duke i bërë komentin e tyre cdo cepi që shqiptarët panë. Luksi i tepruar, hapësira dhe arkitekturë megalomane tipike komuniste me lapidarë me statuja dhe foto të vrarësh që askush nuk mund ti verifikojë, ama një arkitekturë e dizanjn i tillë që të impresiononte sesa mjeshtërisht ky grup gënjenin e bënin propagandë me një tufë shqiptarësh injorantë që u kishin miratuar gjoja kërkesën për vizitë.

Se cfarë mund të donin ky grup shqiptarësh të bënin një kërkesë për të vizituar Manzën, nuk e di, por se cfarë mund të donte MEK-u nga ky grup mund të kuptohet fare lehtë. Nisur nga eksperiencat e viteve të mëparshme kur MEK-u fton një trupë xhirimi, patjetër është përzgjedhur prej tyre paraprakisht dhe është paguar mirë më pas. Ishte rasti i Somayah Muhamedi në vitin 2018, që rriti aktivitetin propagandistik të grupit, kur pagoi Carlo Bolinon për deklarata të rreme sikur Sumeja shkruante letra që nuk u vërtetuan kurrë që ishin të saj dhe duke u bërë palë me këtë organizatë për pengmarrjen e personave, që sipas statusit të refugjatit, nëse kanë një familje garant në një vend të sigurtë pa luftë, sic është Kanadaja në këtë rast, atëherë personi duhet të riatdhesohet tek familja e tij dhe nuk mund të marrë statusin e refugjatit. Por e kundërta ndodhi prindërit e Sumejas u paditën në gjykatë dhe u akuzuan për agjentë të Iranit, dhe u kallëzuan se po përndiqnin vajzën e tyre meqë po kërkonin kthimin e saj në shtëpi. E pra me këtë rast u paguan media si Top Chanel Sokol Balla në vizitën që bëri në atë kohë në Manzë për të paraqitur një realitet që nuk ishte fare i afërt me atë që ndodh brenda atij grupi, duke patur parasysh dëshmitë e shumta të atyre që kanë mundur të arratisen nga kampi e të jetojnë të lirë në Tiranë, para se të trafikohen nëpër rrugët e Evropës.

Gjithsesi në kohët e sotme, struktura si SPAK mund ti hetojnë mirë këto gjëra, dhe të hetojnë për financat e këtij grupi dhe financat e vizitorëve apo atyre që i quan mbështetës.

Psh kur u bënë akuzat se dy të ftuar iranianë nga bektashinjtë, ishin gjoja kërcënim për akte terroriste , kush ishin targeti i tyre : Baba Mondi dhe Pandeli Majko. Pse pikërisht Pandi, sepse ai ishte që deklaroi « do shkoj te ha akullore në Iranin e lirë », a thua se këtë nuk mund ta bënte në cdo kohë. Më pas gazetari Gjergji Thanasi e ironizoi duke ngrënë akullore në Teheran dhe duke treguar se ishte totalisht i lirë ta bënte këtë kudo dhe si ti donte qejfi e madje e ftonte Pandin ta shihte. Nga kjo lidhje kuptohet që akuzat dhe aksioni i policor kundër bektashinjëve ishte bërë me urdhër të MEK, falë aksesit të palimituar dhe shumë të cuditshëm nga disa karta të dhëna nga CIA amerikane që i lejon komandot e këtij grupi të takohen me rangje të larta të Minstrisë së Brendshme edhe pa takim paraprak apo pengesë tjetër që të gjithë të tjerët zbatojnë.

Në vitin 2018, po ashtu pati akuza nga disa studentë shqiptarë që u hakoheshin adresat e Facebook nëse nuk pranonin të mbështesnin disa profile që i kontaktonin dhe u tregonin një histori të trishtë për veten e tyre duke i kërkuar mbështetje, duke u premtuar se do ti ftonin në eventet e tyre në Evropë duke u paguar të gjitha shpenzimet, dhe ashtu ndodhi. Disa studentë shqiptarë morën pjesë në aktivitetet e MEK në Francë apo Itali dhe morën edhe shpërblim ekstra prej 200 dollarësh. Nëse të rekrutuarit paguhen kaq, sa mund të paguhen ata që u ofrojnë shërbime edhe më të larta? E njëjta pyetje mund të ngrihet edhe për rastin e mbledhjes muxhahedine në Paris, në janar 2025, ku u evidentua se nga mbështetësit me flamuj në rrugë kishtë dominancë dhe shumicë dërrmuese emigrantësh sirianë të cilët janë personat më të dëshpëruar nga refugjatët që për pak euro vijnë e ngrenë flamuj iranianë si të dojë MEK-u.

Nga video e Laçianëve u pa një person me veshje ushtarake të cilin nuk mund ta quaj të rastësishëm dhe normalisht autoritetet shqiptare duhet të hetojnë lidhjet e një ushtaraku me një organizatë ushtarake sic është MEK.

Viktimizimi i MEK që duket në video, propaganda në gjuhën shqipe që ata kanë përvetësuar mjeshtërisht, ndërkohë që shqiptarët kanë qindra halle të tyret, është vecse metodë rekrutimi se asnjë llogjikë tjetër nuk mund të ketë.

Gjithsesi kujtojmë se në vitin 2017  kur në Shqipëri mbërrinin senatorë amerikanë e nuk takonin asnjë shqiptar po shkonin e vinin vetëm në enklavën e Manzës të MEK, Irani mori një vendim shumë të rëndësishëm dhe domethënës për Shqipërinë. Parlamenti i Iranit, me kërkesën e Presidentit vendosi të urdhërojë zyrtarisht Gardën Revolucionare të Iranit që të ndërmarrë operacione antiterroriste ndaj forcave subversive me bazë jashtë vendit që veprojnë për përmbysjen e regjimit në Iran, me sponosorizimin e armiqve të Republikës Islamike. Vendimi shënjestron pikësëpari qeverinë iraniane të mërgim të kryesuar nga Zonja Raxhavi, dhe krahun ushtarak të kësaj qeverie, MEK.

Kjo do të thotë se Shqipëria, si strehuese e tyre tashmë është zyrtarisht fushë e operacioneve të Gardës Revolucionare të Iranit, një prej forcave më të specializuara dhe të rrezikshme në botë për veprimtari subversive.

Vetë mënyra se si u mor dhe u shpall vendimi nga autoritetet më të lartë shtetërore në Iran, është një ultimatum posaçërisht për Shqipërinë që të largojë nga territori i saj organizatën politiko-ushtarake MEK dhe qeverinë iraniane në mërgim.

Më poshtë po i referohemi një shkrimi në Gazetën Impakt 2017 :

Kushti nr. 1 kur një vend iu jep strehim anëtarëve të një organizate subversive, siç është MEK, është që ata të zotohen zyrtarisht se do të ndërpresin veprimtarinë e tyre politiko-ushtarake në territorin e shtetit strehues, kundër shtetit të tyre.

Këtë duhet të kishte bërë së paku qeveria shqiptare kur vitin e kaluar pranoi të strehonte në territorin e saj të gjithë anëtarët e MEK (rreth 5000 vetë), ndryshe nga çfarë kishte qenë marrëveshja me SHBA në 2012, se vendi jonë do të strehonte një numër muxhahidinësh, sipas kuotës që do t’ i takonte nga një ndarje përpjestimore e tyre mes vendeve të NATO-s. Kjo ishte një gënjeshtër e burokratëve të Departamentit të Shtetit, të paguar nga lobi saudit, të cilët kishin bërë planin që t’ i strehonin në Shqipëri të gjithë muxhahidinët iranianë bashkë me qeverinë në mërgim të lideres së tyre, zonjës Rajavi.

Muxhahidinët iranianë jo vetëm që nuk kanë bërë zotime formale se do të ndërpresin veprimtarinë e tyre politiko-ushtarake pas strehimit në Shqipëri, por madje qeveria shqiptare, në një marrëveshje sekrete me lideren e tyre Rajavi, ka marrë përsipër që të lejojë që ata të përdorin Shqipërnë si bazë për të vazhduar veprimtarinë e tyre politiko-ushtarake kundër regjimit në fuqi në Iran.

Është fakt se marrëveshja me të cilën qeveria shqiptare ka marrë përsipër detyrimet e saj për strehimin e muxhahidinëve iranianë, dhe çfarë detyrimesh ka marrë përsipër nuk është bërë publike. Por nga veprimtaria që kryen zonja Rajavi në Shqipëri kuptohet se çfarë përmban kjo marrëveshje. Që prej marsit të këtij viti zonja Maryam Rajavi vetëshpallur Presidente e Iranit në mërgim, njëkohësisht kryetare e një organizate politiko-ushtarake të quajtur Muxhahidinët e Popullit Iranian, po e përdor Shqipërinë si qendrën e veprimtarisë së saj politike. Deri në mars zonja Rajavi e kryente veprimtarinë e saj në Francë, ku kishte gjetur strehim. Por tashmë Franca ia ka ndaluar veprimtarinë politike kundër Iranit në territorin e saj.

Ka një rregull të njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kur një shtet strehon në territorin e vet një organizatë politiko-ushtarake që vepron për përmbysjen me dhunë e regjimit në fuqi në një shtet tjetër, ky shtet i dytë ka të drejtë të reagojë. Në këtë pozitë gjendet Shqipëria në raport me Iranin. Shqipëria dhe Irani kanë marrëdhënie diplomatike dhe të dy vendet në dokumentet bazike të marrëdhëniet dypalëshe janë shprehur për të mos dëmtuar njëri-tjetrin. Irani i është përmbajtur këtij zotimi, Shqipëria jo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne