Renditet si deputet me doktoraturë, por studiuesi konfirmon se socialisti nuk e ka dorëzuar tezën

Deputeti i Partisë Socialiste, Flamur Golemi është një prej politikanëve që renditet midis atyre që kanë kryer studimet për doktoraturë, por sipas studiuesit Vladimir Kola, kjo nuk është e vërtetë.

Edhe pse në CV-në e deputetit të dorëzuar në Parlament, është renditur kualifikimi i vitit 2012-të për doktoraturë pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Tiranë, teza e tij nuk gjendet në faqen e Bibliotekës Kombëtare dhe kjo konfirmohet edhe nga faqja e Partisë Socialiste.

Reagimi i Vladimir Kolës:

DEPUTETI FLAMUR GOLEMI PA DOKTORATURE, MBURRET SE ESHTE ME DOKTORATURE.

Fillimi i studimeve shitet si përfundimi.

Në sitin e Parlamentit, në CV- ne e deputetit Flamur Golemi, thuhet,

“kualifikime: 2012; Studimet për doktoraturë pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë.”

http://www.parlament.al/F…/cvAnetar/flamurgolemi_file_cv.pdf

Në këtë mënyrë ti mendon se ai e ka mbrojtur doktoraturën, sepse fjala “kualifikime” nënkupton diçka që e ka mbaruar dhe faktikisht kështu e paraqiten edhe në emisionin “Opinion” më 22 janar 2019 domethënë sikur e ka mbrojtur https://www.youtube.com/watch?v=pj7KQCf-pi0 , por po të shkosh në sitin e Partisë Socialiste, aty thuhet:

“Aktualisht është duke kryer edhe studimet doktorale”

http://www.ps.al/familja-jone/flamur-golemi

Pra, siç e shihni doktoraturën nuk e ka mbaruar.

Fakti se z. Flamur Golemi nuk e ka mbaruar doktoraturën, arrij ta kuptoj edhe sepse Teza e tij e doktoraturës nuk gjendet e kataloguar ne sitin e Bibliotekës Kombëtare, që do të thotë se ai nuk e ka depozituar si dokument.

Duhet vënë në dukje se faktikisht është shkruar gabimisht, sikur Golemi e ka mbaruar dokoturaturën, edhe të një studim me titull “Parlamenti dhe përfaqësimi politik në Shqipëri”, i përgatitur nga “Instituti i Studimeve Politike”, viti 2018, faqja 75 http://deputetim.al/…/RAPORTI-I-PARE-MBI-KUVENDIN-2018-1.pdf

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne