Rëndohet bilanci nga tërmeti në Turqi, shënohen 29 viktima, të plagosurit rreth 1500

24 orë nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, bilanci i viktimave ka shkuar në 29. Janë mediat turke të cilat konfirmojnë këtë shifër edhe pse disa prej tyre janë të ndara për sa i përket shifrës.

Kurse numri i të plagosurve ka shkuar rreth 1466 ndërsa qindra njerëz janë nënrrënoja kurse Emergjencat Civile turke vijojnë punën në kërkim të njerëzve të cilët kanë ngelur nën rrënoja.

Dy muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të 2019, e njëjta gjë i ka ndodhur edhe provincës lindor Elazığ në Turqi./Balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne