Reperja amerikane Nicki Minaj do të performojë në Arabinë Saudite

Këngëtarja amerikane e hip-hopit Nicki Minaj më 18 korrik do të performojë në një koncert në Arabinë Saudite, konfirmuan organizatorët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këngëtarja e famshme, e njohur për dukjen, performimet dhe tekstet e saj jashtëzakonisht provokuese si dhe video-klipet do të marrë pjesë në festivalin muzikor “Jeddah World Fest”.

Festivali mbahet në pajtim me ligjet saudite ashtu që pijet alkoolike do të ndalohen, ndërsa ngjarja, e cila ndodh në stadiumin “Mbreti Abdullah”, do të marrin pjesë vetëm persona mbi moshën 16 vjeç.

Reagimet në rrjetet sociale për këtë paralajmërim janë të llojllojshme. Disa e përshëndetën pjesëmarrjen e saj, ndërsa disa shprehën dëshpërim.

Organizatorët paralajmëruan se koncerti mund të ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën përmes rrjetit global MTV. Në koncert do të marrin pjesë edhe artisti britanik Liam Payn dhe DJ amerikan Steve Aoki.

Në muajt e fundit në Arabinë Saudite, performuan shumë artistë të njohur botërorë si Mariahe Carey, Enrique Iglesias, Black Eyed Peas, reperi Sean Paul dhe DJ të famshëm David Guette dhe Tiesta./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne