Reportazhi për trafikun e drogës/ Edhe “Rai 3” kazan, Rama: S’kemi ç’bëjmë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë parë lidhur me reportazhin e transmetuar në televizionin publik italian “RAI 3”, ku zbërthehej skema dhe itinerari i trafikut të drogës me pikënisje Shqipërinë.

Rama është përgjigjur ngjashmëm, sikurse etikoi kohë më parë për dy herë me radhë agjencinë multimediale në varësi të Shteteve të Bashkuara, “Zëri i Amerikës”, kur fillimisht publikoi inverstigimin që faktonte manipulimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare nga zyrtarë të lartë të Partis Socialiste, dhe më pas, kur transmetoi hulmtimin që nxirrte në pah farsën e konkurse publike për t’u punësuar në administratë.

“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat. Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës!”- shkruan kreu i qeverisë në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”. Pra, një sinonim i shprehjes që kryeministri e ka fort përzemër: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara!”

Më herët,  ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, reagoi për reportazhin e Rai 3 duke shkruar se “e vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian”./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne